Arrestohet Besniku i “NRG Band”, ja pamjet kur i vënë prangat (VIDEO)

  • 20 February 2018 - 13:23
Arrestohet Besniku i “NRG Band”, ja pamjet kur i vënë prangat (VIDEO)

Së fundmi Besnik Qaka i “NRG Band” ka qenë në vëmendjen e mediave për dasmën dhe më pas lajmet se është në pritje për t’u bërë baba për herë të parë.

Por ditën e sotme këngëtari ka vendosur ta heqë vëmendjen nga këto të mësipërmet dhe ka publikuar një video që i ka habitur të gjithë.

Image

 

Aty Besniku shihet teksa e arrestojnë forcat speciale dhe i vënë prangat. Kështu këngëtari ka bërë të ditur se ka nisur xhirimet e videoklipit të ri ku siç duket nuk do të mungojnë skenat aksion.

Kushdo që e ka parë videon fillimisht ka kujtuar se kjo skenë ka qenë e vërtet derisa në sfond dëgjohet dikush që udhëzon këngëtarin dhe protagonistët si të veprojnë.

 

. . . !

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka) on

(Kosova Sot)