Para dy vitesh sherr për një mashkull, realiteti ndryshe i Xhesika Ndojës dhe Gugut sot (FOTO)

  • 20 February 2018 - 15:21
Para dy vitesh sherr për një mashkull, realiteti ndryshe i Xhesika Ndojës dhe Gugut sot (FOTO)

Të gjithë e kujtojnë sherrin publik për një mashkull, të dy vajzave të tregut të muzikës, Xhesika Ndojës dhe Merita Haxhias (Gugu). Ishte vetë Gugu ajo që deklaroi në ekran se pas urrejtjes mes saj dhe Xhesikës fshihej xhelozia dhe lufta për një mashkull.

“Xhesikës i mora të dashurin”, ishte deklarata që Gugu bëri vetë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës. Gugu thotë se ka qenë pikërisht historia e të dashurit, ajo që ka ndezur “armiqësinë” me Xhesikën, edhe pse secila bën sikur nuk e njeh tjetrën.

Gugu rrëfeu në atë kohë se djalin, për të cilin hynë në sherr, ajo ia kishte dalë ta bënte për vete duke e prezantuar me të afërmit, pra, kishin hyrje e dalje familjare. Madje, ajo tregoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte e zakonshme dhe klasike, sa i takonte jetës seksuale.

Ajo u shpreh në atë kohë se i kishte propozuar partnerit edhe marrëdhënie “treshe”, me një tjetër vajzë. E tashmë që kanë kaluar dy vjet nga sherri që bëri namin në rrjetet sociale, realitetet e dy vajzave sa i takon jetës private, kanë ndryshuar, pasi ajo që është “single” sot është Gugu.

Siç mësohet, Gugu është ndarë nga i dashuri dhe këtë fakt e ka deklaruar vetë me fotot e reja artistike të realizuara për 14 Shkurt nga Fjoralba Maliqi. E shtrirë me këmbët e ngritura ajo fton ndjekësit me pyetjen: “Kush është Shën Valentini im?”, duke nënkuptuar kështu se tashmë është single.

Ky mund të konsiderohet një rikthim në rrjetet sociale për Gugun, e cila prej kohësh ishte zhdukur nga qarkullimi. Ndryshe është realiteti me Xhesika Ndonjën, e cila ka deklaruar se është super e dashuruar këtë kohë, duke marrë madje dhurata luksoze nga njeriu i zemrës. “Faleminderit! Kjo është dita ime e Shën Valentinit”, shkruan ajo poshtë fotove të dhuratave, që mori më 14 Shkurt ku nuk munguan lulet”.

Sa i takon jetës profesionale, të dyja shihen të udhëtojnë, por as njëra, as tjetra nuk kanë deklaruar se janë duke punuar për ndonjë këngë të re.

Image
Image

 

(Kosova Sot)