Mbushe 'full'

  • 21 February 2018 - 08:11
Mbushe 'full'

Kendall Jenner e pranon se vuan nga ankthet. Kendall Jenner duket rrezatuese edhe kur ndalon për ta mbushur veturën me derivate. Këtë të martë, bukuroshja 22 vjeçe kishte shpërndarë një foto të saj në "Instagram", ku kishte theksuar fort belin e saj të hollë derisa po e mbushte veturën me benzinë, kurse bluza e shkurtë theksonte shumë nga mishi i saj.

Kjo vjen pak kohë kur të dielën mbrëma, ylli i "Keeping Up With The Kardashians" në të njëjtin emision ka bërë me dije se vuan nga ankthet dhe mund të jetë 'hypochondriac'. Modelja e "Calvin Klein" u duk vitale, derisa ka shfaqur duart dhe belin. E bija e Kris Jenner-it kishte veshur një palë xhinse me bel të thellë, derisa kishte shtuar dhe një palë atlete të bardha.

(Kosova Sot)