Selena dhe Justin më të dashuruar se kurrë, fotot pushtojnë rrjetin

  • 21 February 2018 - 10:51
Selena dhe Justin më të dashuruar se kurrë, fotot pushtojnë rrjetin

Selena Gomez dhe Justin Biber janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ndarja e tyre vite më parë bëri bujë të madhe në media, por jo aq sa rrëmuja që u shkaktua nga rikthimi i tyre bashkë. Tashmë ata vetëm po shijojnë praninë e njëri-tjetrit dhe asgjë tjetër nuk u intereson.

Biber ka qenë i ftuar bashkë me Selenën në dasmën e babait të tij. Ky i fundit bëri një ceremoni shumë private me 30 të ftuar në oborrin e një vile në Jamaica raporton Daily Mail. Fotot tregojnë gjithçka për mënyrën si ja kanë kaluar Selena dhe Justin. Shumë kokëfortë dhe të dashuruar, ata duket se i kanë lënë pas të gjitha fjalët dhe debatet me nënën e Selenës që nuk e aprovoi lidhjen.

Image
Image
Image

(Kosova Sot)