Vajza e Michael Jackson kapet mat me të dashurën modele

  • 21 February 2018 - 14:32
Vajza e Michael Jackson kapet mat me të dashurën modele

Prej kohësh kanë qarkulluar fjalë se Paris, vajza e Michael Jackson është në një lidhje me një femër. Por nuk ishte e sigurt nëse këto fjalë ishin të vërteta. Të gjitha thashethemet janë aprovuar dhe Paris është në një lidhje me modelen Cara Delevingne. Ato për herë të parë u panë duke dalë nga një klub nate të kapura për dore, në nëntor të vitit të kaluar.

Më vonë thashethemet u shtuan, pasi u panë duke shijuar një mbrëmje jashtë në Londër dhe një natë më pas ato u panë dorë për dore, teksa u kthyen në dhomën e hotelit, pas një koncerti.

Paris dhe Cara thuhet se nisën të njiheshin pasi u takuan në “MTV Movie Awards”, vitin e kaluar.

(Kosova Sot)