Diva e muzikës shpreh dashurinë për njeriun e saj më të dashur: Të dua

  • 21 February 2018 - 14:54
Diva e muzikës shpreh dashurinë për njeriun e saj më të dashur: Të dua

Diva e muzikës, Rihanna, ka festuar një ditë parë ditëlindjen e saj të 30. Urime të shumta mori me këtë rast nga fansat, miqtë dhe të afërmit e saj. E sigurisht që nuk mungoi as urimi nga ish-i dashuri i saj, reperi Chris Brown.

Ky i fundit në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” uroi publikisht këngëtaren, e cila nuk ktheu as përgjigje. Por në këtë ditë të veçantë, Rihanna, falënderoi personin më të rëndësishëm në jetën e saj, mamanë.

Në rrjetin social “Instagram”, Rihanna, publikoi një foto të saj kur ishte fëmijë dhe krah saj shkruan: “10958 ditë më parë Monica Fenty u bë nënë për herë të parë për vajzën e saj të vetme! Sot është po sa aq ditëlindja jote aq është edhe e imja! Unë të dua mama! Faleminderit që u kujdese për mua, më rrite, më mësove, më ndihmove dhe më do pa kushte! Gruaja që unë jam sot është për falë teje! Unë e falënderoj Perëndinë që të zgjodhi ty si nëna ime. Ai dërgoi shpirtin tim tek ty. Je më e mira. Faleminderit!”.