Ermal Meta i pari në sondazhe, shikoni ku renditet Shqipëria

  • 22 February 2018 - 14:55
 Ermal Meta i pari në sondazhe, shikoni ku renditet Shqipëria

Tanimë është bërë e ditur se në  festivalin e ‘Eurovizion-it’ do të ketë 3 artistë shqiptarë të cilët do të na përfaqësojnë denjësisht. Këtë gjë e tregojnë edhe sondazhet e bëra në faqen online “Wiwibloggs”(faqja online mbi spektaklin e muzikës Europiane) në të cilën vendin e parë e mban dyshja Ermal Meta dhe Fabrizio Moro-n me më shumë se 3500 vota. Ndërsa Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall” renditet në vend të 4. Sondazhi vazhdon të jetë i hapur dhe ndryshon nga dita në ditë, pasi në datën 8 shkurt ishte Eugenti ai i cili kryesonte në vendin e parë.

(Kosova Sot)