Adelina Tahiri flet publikisht për shtatzëninë dhe martesën me avokatin maqedonas (FOTO)

  • 22 February 2018 - 21:43
Adelina Tahiri flet publikisht për shtatzëninë dhe martesën me avokatin maqedonas (FOTO)

Ditën e djeshme këngëtarja Adelina Tahiri konfirmoi më në fund se është shtatzënë dhe është një pritje të një djali. Përpara pak muajsh ajo bëri dhe martesën me avokatin e njohur maqedonas, Serjoza Markov. Për këtë martesë këngëtarja u vu dhe përpara kritikave nga fansat e saj, duke qenë se Serjoza nuk është shqiptar dhe thuhet se ajo ka një diferencë shumë të madhe në moshë me të.

Image

Megjithatë me një postim të gjatë Adelina ka dashur të shuajë përfundimisht zërat e njerëzve, sepse ajo ka treguar se ndihet shumë e lumtur. “Desha t’ju falenderoj të gjithëve për përkrahjet, mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur të dedikuar! Faleminderit nga zemra është fjalë e vogël! Jam në një gjendje aq të emocionuar dhe të mirë saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj dhe të tregoj si ndjehem, dhashtë Zoti çdo femër të kaloj në këtë periudhë më të bukur jetësore, që asnjë gjë s’më bën më të lumtur se sa shtatzënia. Dua vetëm një gjë të shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri, dashuria nuk ka kufi, as fe, as rracë, as moshë e as kufi! Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare! Kam lind dhe do vdes e tillë” ka shkruar Adelina.

Image

 

(Kosova Sot)