Tri të mira me një vend!

  • 23 February 2018 - 08:00
Tri të mira me një vend!

Bukuroshet u panë në pasarelë të veshura me ngjyra të tokës dhe me tone neutrale. E kemi fjalën për vajzat e arta të modës së lartë, të cilat kësaj here shkëlqyen me ngjyra të theksuara, sikur që është e portokallta dhe e kaltra, në shoun "Moschino", në kuadër të Javës së Modës në Milano, ditën e mërkurë. Por, nga vajzat e tjera, dalloheshin për të mirë Gigi dhe Bella Hadid, bashkë me bukuroshen tjetër, Kaia Gerber, të cilat u panë në pasarelë të veshura me ngjyra të tokës dhe me tone neutrale. Kjo treshe ishte qershia mbi tortë e këtij eventi, duke bërë të gjithë për vete. 

(Kosova Sot)