Motrat Hadid bëjnë namin në Milano

  • 23 February 2018 - 08:03
Motrat Hadid bëjnë namin në Milano

Bella Hadid, bashkë me motrën Gigi dhe me Kaia Gerberin, bëjnë namin në Javën e Modës në Milano. Në një natë, dedikuar modës elitare, ishin motrat modele Bella dhe Gigi Hadid ato të cilat e zdritën ambientin, derisa disenjatori Alberto Ferretti paraqiti koleksionin e tij më të ri, në kuadër të Javës së Modës në Milano. Bella, 21 vjeçe, ishte në qendër të skenës, derisa përgatitej për të ecur në pistë, në shoun e disenjatorit Ferretti. Aty ishte edhe motra e saj, Gigi, si dhe modelja e Cindy Crawford'it, Kaia Gerber. Duke ekspozuar duart e saj të tonifikuara dhe të bukura, Bella ishte në formë gjatë paraqitjes në kryeqytetin italian të modës. Më pas, modelja e ndërroi këtë veshje me një fustan të mrekullueshëm të mbrëmjes, të lidhur në mes, duke vënë në pah belin e saj të hollë. Motra më e vjetër, Gigi, 22 vjeçe, po ashtu kishte bërë përshtypje me një veshje e cila pjesërisht ia vinte në pah gjinjtë e saj. 

(Kosova Sot)