Jessica Biel 'kall' Nju Jorkun

  • 23 February 2018 - 10:05
Jessica Biel 'kall' Nju Jorkun

Jessica Biel, 35 vjeçe, me të vërtetë dukej e përkryer të martën, derisa shihej duke ecur në lagjen e saj 'Tribeca' në Nju -Jork 

Gruaja e këngëtarit dhe aktorit Justin Timberlake duket se ndikoi në rritjen e temperaturës, këtë të martë, kur u pa duke bërë një shëtitje rrugëve të Mollës së Madhe. Edhe pse veshja e saj nuk ishte kushedi sa e komplikuar, një pallto ngjyrë kafe tepër të çeltë, e kombinuar me pantallona të ngushtë dhe me një beretë të gjelbër në kokë, Jessica nuk mund të kalonte pa u vënë re, jo vetëm për shkak se është e famshme, por mbi të gjitha, për shkak të bukurisë së saj. Përndryshe, edhe këpucët, që i vinin deri te zogjtë e këmbëve, i kishte të thjeshta, ama elegante.

(Kosova  Sot)