Koncerti recital i shumëpritur është shumë afër, Alban Skënderaj poston momente nga provat (Video)

  • 23 February 2018 - 10:38
Koncerti recital i shumëpritur është shumë afër, Alban Skënderaj poston momente nga provat (Video)

Alban Skënderaj, padyshim këngëtari më i pëlqyer nga publiku ka lajmëruar prej kohësh që do bëj një koncert recital të dytë në Tiranë.  Një nga eventet që mezi pritet nga publiku dhe këtë e ka treguar interesi i lartë sapo dolën në shitje biletat. Albani premtoi që do shtonte edhe 2 ditë të tjera që çdo adhurues të kishte mundësi ta ndiqte “Hapsirë e një ëndrre” nga afër.Datat 2, 3 dhe 4 mars janë datat kur koncerti do të zhvillohet dhe është e sigurt që do jetë një event që do mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve. Ditën e djeshme Albani ka publikuar disa nga momentet e provave me orkestrën. Çdo gjë duket se është gati ndaj përgatituni për të dëgjuar muzikë të vërtetë.

 

 

Po vjen ... #HapesiraENjeEndrre 2,3,4 Mars ...

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

(Kosova Sot)