Këngëtarja e njohur feston ditëlindjen e binjakëve, shikoni urimin e veçantë

  • 23 February 2018 - 12:31
Këngëtarja e njohur feston ditëlindjen e binjakëve, shikoni urimin e veçantë

Jennifer Lopez, këngëtarja që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut jo vetëm me hitet muzikore, por edhe me pamjen e saj seksi pavarësisht moshës së madhe. Ajo është nënë e dy fëmijëve që nga martesa me Marc Anthony, me të cilin ka kohë që është ndarë. Ditën e djeshme vajza dhe djali bënin plot 10 vjeç, përveç festës gjigande që ajo kishte organizuar, një urim shumë të veçantë postoi në ‘Instagram’ për ta.“Është e vështirë ta kuptoj si kanë kaluar 10 vite që nga koha kur dy forcat e mëdha të natyrës erdhën në botën time dhe ma ndryshuan jetën përgjithmonë. Më ngritët shpirtin peshë, më rigjeneruat… Më mësuat për dashurinë, për jetën, për veten në një mënyrë që kurrë nuk e imagjinoja. Jam përjetësisht e dashuruar me këto dy fytyra të bukura” –ka shkruar Jennifer.

 

(Kosova Sot)