Rosie Huntington Whiteley, me stil të viteve të '80-ta

  • 23 February 2018 - 19:39
Rosie Huntington Whiteley, me stil të viteve të '80-ta

Në një mbrëmje dedikuar muzikës më të mirë bashkëkohore, me rastin e ndarjes së çmimeve BRIT, Rosie Huntington-Whiteley doli me një stil të së kaluarës 

Duke na rikujtuar pamjet e glamurit të viteve të '80-ta, modelja dhe aktorja kishte veshur një minifund me xixa, duke qenë kështu njëra ndër femrat më të bukura në "O2 Arena" të Londrës. Duke shkëlqyer nën dritat e qilimit të kuq, veshja e markës "Saint Lauren" siguronte që Rosie, 30 vjeçe, të binte edhe më shumë në sy. Ajo që bënte sidomos përshtypje kur e shikoje, ishin këmbët e saj të gjata. Por, ato dukeshin edhe më të gjata, falë takave që kishte veshur ajo. Flokët i kishte mbledhur prapa, derisa për grim kishte përzgjedhur produktet e kompanisë "ICONIC London".

(Kosova Sot)