Edhe Hailey Baldwin në "BRIT Awards"

  • 23 February 2018 - 19:43
Edhe Hailey Baldwin në

Ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e modës Hailey Baldwin dëshmoi edhe një herë zotësinë e saj prej modeleje derisa u paraqit mbi qilimin e kuq të eventit "BRIT Awards", këtë të mërkurë, duke iu bashkuar shumë të famshmëve, të pranishëm aty. Kjo bukuroshe 21 vjeçe kishte bërë përshtypje me fustanin e saj të zi dhe të kaltër. Ajo i kishte rregulluar flokët e verdha dredha, duke i ndarë anash, derisa buzët i kishte ngjyer me të kuqe, të errët. Bukuroshja amerikane i tregoi kredencialet e saj gjatë Javës së Modës në Londër. 

(Kosova Sot)