Një tjetër shqiptar me famë botërore do të performojë përkrah Dua Lipës në Kosovë

  • 24 February 2018 - 09:55
Një tjetër shqiptar me famë botërore do të performojë përkrah Dua Lipës në Kosovë

Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka bërë të ditur për gjithë fansat e saj se në datën 10 gusht do të performojë në Kosovë. Por Dua nuk do të jetë e vetme në koncert, sepse bashkë me të do të jetë edhe një shqiptar tjetër. Bëhet fjalë për Stanaj, i cili është shumë i njohur në Amerikë.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur në ‘Instagram’ ku ka shkruar: “Hej Dua Lipa mezi po pres të bashkohem me ty në Kosovë! Jam shumë i lumtur që do të performojë për herë të parë në Kosovë! Më shumë detaje! Faleminderit Dukagjin Lipa! Shihemi atje” ky është lajmi i mirë që mund të merrnim nga dy këngëtarët shqiptar.

Image

 

Kujtojmë se së fundmi Dua Lipa ka fituar dy çmime në ‘Brit Awards’ si këngëtarja më e mirë në britanike dhe debutuesja më e mirë. Ndërsa Stanaj është i njohur për këngët e tij Romantic, Ain’t love strange etj. 

(Kosova Sot)