Çfarë ndodhi? Elvana Gjata fshin nga “Instagram”-i fotot me të ftuarit specialë në koncertin e saj

  • 24 February 2018 - 10:24
Çfarë ndodhi? Elvana Gjata fshin nga “Instagram”-i fotot me të ftuarit specialë në koncertin e saj

Më datë 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata festoi ditëlindjen si dhe organizoi koncertin e saj me 100 të ftuarit e përzgjedhur nga arti, politika e të tjerë.

Tre ditë pas koncertit, këngëtarja që prezantoi edhe këngët e saj më të reja, publikoi disa fotografi ku tregonte edhe të ftuarit e saj specialë, ashtu siç u përfol shumë në mediat rozë.

Por mesa duket Elvana është penduar për postimin e atyre pamjeve në rrjetet sociale, pasi ajo ka fshirë të gjitha fotografitë në “Instagram” që kishte me të ftuarit.

Çfarë të ketë ndodhur që Elavna Gjata ka marrë këtë vendim?

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)