Kush është partneri i Anxhela Peristerit? Këngëtarja e pranon: Jam e dashuruar

  • 24 February 2018 - 16:43
Kush është partneri i Anxhela Peristerit? Këngëtarja e pranon: Jam e dashuruar

Ajo është një prej këngëtareve më të famshme e më të suksesshme shqiptare. Bëhet fjalë për Anxhela Peristerin, e cila është treguar thuajse hermetike kur vjen puna te çështjet e jetës së saj sentimentale.

Por duket se këngëtarja nuk ka ndërmend të fshihet më. Peristeri së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” dhe në videon promovuese të spektaklit të postuar nga Ermal Mamaqi, ajo shprehet: “Jam e dashuruar. Po e bëj publike për herë të parë në ‘Xing me Ermalin’.”

(Kosova Sot)