Moderatorja bukuroshe “fut në sherr” fansat, reagon Luana: E teprove tani…

  • 24 February 2018 - 18:47
Moderatorja bukuroshe “fut në sherr” fansat, reagon Luana: E teprove tani…

Kur moderatorja bukuroshe Marina Vjollca publikon një foto në “Instagram”, padyshim që do të marrë vëmendjen e të gjithëve dhe do të marrë komente të shumta.

Por këtë herë ajo ka nxitur reagimin e fansave me përshkrimin që i ka lënë fotos së fundit që ka postuar në rrjetet sociale.

“Kush është Dem këtu? A është shenja më e mirë?”, pyet Marina ndërsa disa prej fansave menjëherë kanë kundërshtuar duke komentuar opinionet e tyre.

“S’ka mundësi, Luani dhe gaforrja janë”, “Peshqit janë dhe do mbeten super”, “Bricjapi është super”, “Gaforre është më e mira”, “Jo vajzë, është shigjetari”, “Binjakët është shenja më e mirë”, “S’ke parë ende ujorë”, “Virgjëresha është më e mira”, janë disa nga komentet.

Ndërsa e motra e saj, moderatorja Luana Vjollca i komenton: “Nuk mendon se e teprove pak tani”, duke e shoqëruar postimin me flakë e duke treguar kështu se Marina duket shumë seksi te kjo foto.

(Kosova Sot)

Image
Image

 

 

 

♉️ kush eshte Dem ketu🙌🏼? A eshte shenja me e mire?😬 #taurus

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on