E bardhë përvëluese

  • 25 February 2018 - 08:16
E bardhë përvëluese

Megan Fox sjell koleksionin e fundit të "Frederick's Of Hollywood Collection"

Megan Fox është e sigurt se di si t'i shesë veshjet e brendshme seksi. Aktorja e bukur nga "Transformers" u duk e mahnitshme për fushatën e re për "Frederick's Of Hollywood Collection", që kishte debutuar këtë të enjte. Bombastikja brune, 31 vjeçe, ka thënë se inspirimi i saj ishte Marilyn Monroe. Në foton e parë, aktorja është e veshur me disa perla të bardha e të arta, duke shfaqur edhe disa qafore dhe kristale për t'i dhuruar një stil bohemi. Sytjena e bardhë ishte e zbukuruar në cep, derisa një foto tjetër shfaq panelet e tejdukshme. Bukuroshja kishte veshur të brendshme me bel të thellë duke shfaqur linjat e saj të mahnitshme.

(Kosova Sot)