Pas performancave, ajo i kthehet punës! (FOTO)

  • 25 February 2018 - 09:03
Pas performancave, ajo i kthehet punës! (FOTO)

Këngëtarja shqipëtare me famë botërore është rikthyer në Miami për të vazhduar punën e saj të lënë përgjysmë. Ajo është parë me të dashurin e saj Andrew Watt  duke u larguar nga aeroporti për të marrë rrugën tek “The Hit Factory”.

Këngëtarja 27 vjeçare kishte veshur një maicë të thjeshtë të gjerë dhe trenerka, pa make-up,flokë të lëshuara dhe një qantë të zezë, ndërsa I dashuri I saj pantallona me lule dhe një maicë po ashtu të bardhë.- transmeton Kosova Sot Online.

Kujtojmë se Rita ka kënduar në evimentin prestigjios “Brit Awards” këngën ‘For You’, që e këndon me britanikun, njëherish ish pjestarin e grupit One Direction, Liam Payne. Por performanca e tyre ishte si e çuditshme. Shikuesit e vërejtën distancën që mbante Rita nga Liam si një shenjë respekti që kishte për kolegen e saj Cheryl e cila ishte shumë pak metra larg tyre.

Disa nga komentet ishin:

Ajo performancë a ju është dukur SUPER e çuditshme? Mos ndoshta I ka thënë Cheryl të qëndroj larg saj “BRITS2018”.

“Liam dhe Rita dukeshin shumë të çuditshëm në skenë, ndoshta sepse Cheryl ishte aty #brits, një tjetër kritikë”.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)