Armina Mevlani arrin majat në botën e modës luksoze

  • 25 February 2018 - 12:56
Armina Mevlani arrin majat në botën e modës luksoze

“Ish-Miss Albania”, Armina Mevlani, duket se po arrin gjithmonë e më shumë majat e botës së modës së lartë. Ajo është rikthyer me një set fotosh sensuale, të realizuara nga Anjeza Dyrmishi, ku njofton projektin e saj të ri si blogere, për të cilën shfaqin interes kompanitë e mëdha botërore.

“In love with Pomellato Jewerly”, shkruan Armina poshtë fotove të reja ku shfaqet shumë në formë dhe e kuruar. E pyetur nga “Panorama Plus” rreth këtij seti, Armina tregon se ajo tashmë është ambasadore e linjës së bizhuve të shtrenjta italiane.

Për t’u përmendur është fakti që Armina është e dyta që bas-këpunon më këtë markë luksoze, pas blogeres mjaft të njohur në Itali e mbarë botën, Chiara Ferragni.

“Ndjehem e lumtur për këtë bashkëpunim, i cili do të vijojë”, shkruante vetë Armina në rrjetet sociale, në njoftimin që bëri për këtë projekt të ri. Duket se karriera si blogere e Arminës ka marrë përmasa ndërkombëtare. Nëse kthejmë sytë nga karriera e saj kujtojmë që një set fotosh, të realizuara me Endrit Mërtirin për blogun e saj para pak vitesh, rezultoi fatsjellës.

Pasi ky set u publikua në blog, menjëherë u postua në “Instagram” njëra nga fotot nga Stefano Gabbana, e cila në një kohë shumë të shkurtër u kategorizua nga më të pëlqyerat e profilit të tij. Më pas u kontaktua për të firmosur kontratën me “D&G” për të qenë pjesë e një projekti me temë “make up i Dolce Gabbana është për të gjitha femrat”.

Armina, ishte pjesë e tij, që do të përfshinte bukuri përfaqësuese nga disa shtetet e botës. Më pas, fashionistja pozoi për herë të parë për një revistë prestigjioze ndërkombëtare, siç ishte “Velvet” në versionin italian. “Ish-miss Albania” bëri bujë në atë kohë në “Instagram” me setin e fotove të realizuara nga Eugenio Qose. Sa i takon jetës private, ajo vazhdon të shijojë lidhjen e bukur të dashurisë me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

(Kosova Sot)