Këngëtarja shqiptare kërcënohet me vdekje

  • 01 March 2018 - 09:44
Këngëtarja shqiptare kërcënohet me vdekje

Pasi shkëlqeu në “BRIT Awards 2018”  ku rrëmbeu dy kupa,  jeta e këngëtares shqiptare Dua Lipa, nuk është më dhe aq e qetë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo është pyetur se kë do të zgjidhte midis Taylor Swift dhe Kanye West, ajo preferoi këtë të fundit. Kaq ka mjaftuar që fansat e Swift ta kërcënojnë këngëtaren shqiptare.

“Zgjodha  Kanye sepse më pëlqen hip-hopi. Muzika e Taylor është e mrekullueshme, por fansat e saj prej tre ditësh më kërcënojnë, më dërgojnë emoji gjarpinjsh dhe mesazhe “shpresoj të vdesësh”. Unë nuk thash ndonjë gjë”- ka treguar Dua.

Shqiptarja dhe Taylor Swift kanë pasur marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por pas kësaj ngjarjeje nuk dihet ecuria e situatës.

Image

 

(Kosova Sot)