S'e kisha idenë për çka bëhej fjalë

  • 02 March 2018 - 08:40
S'e kisha idenë për çka bëhej fjalë

Jennifer Lawrence tregon përvojën e saj gjatë audicionit për "Twilight. Kurrë nuk ka hezituar që ta thotë rrë- fimin e vet. Dhe, Jennifer Lawrence kësaj here foli rreth ditëve të para të saj në industrinë e argëtimit, gjatë një bisede me moderatorin e njohur të radios, Howard Stern. Aktorja 27 vjeçe, fituese e çmimit Oskar, pranoi se kishte marrë pjesë në audicion opr serinë filmike "Twilight", por se, në fund, kishte dështuar ta merrte një rol të dëshiruar. 'S'e kisha idenë se çka ishte duke ndodhur', tha ajo. Më pas, sikur që e dimë, saga filmike angazhoi aktorët Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.

(Kosova Sot)