Jam psikopate!

  • 03 March 2018 - 08:01
Jam psikopate!

Jennifer Lawrence është e njohur për kokëfortësinë e saj. Kësaj here, Jennifer Lawrence ishte lidhur me një aparat poligrafi (i cili në popull njihet me emrin aparati i të së vërtetës) dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, ajo kishte pranuar që e tërë procedura e dhënies së përgjigjeve në poligraf, të publikohej online.

Ajo kishte vendosur që të rrente, për ta parë reagimin e poligrafit. Aktorja 27 vjeçare e filmit "Red Sparrow" u përgjigj në disa pyetje, që asaj iu bënë për "Vanity Fair". Edhe pse, sipas vetë fjalëve të saj, Jennifer ishte nervoze, ajo u përgjigj në të gjitha pyetjet, duke u nisur nga e pëlqyera e saj, Kardashian.

(Kosova Sot)