Julian Deda nuk i harron traditat, hedh lekë në “shtëpinë” e Rudina Magjistarit

  • 03 March 2018 - 10:36
Julian Deda nuk i harron traditat, hedh lekë në “shtëpinë” e Rudina Magjistarit

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Rudina” ishte i ftuar aktori Julian Deda, ku përveç se foli për jetën e tij, nuk harroi as këtë herë të shkaktojë të qeshura pafund me veprimet e tij komike. Teksa emisionit po i vinte fundi dhe Rudina Magjistari po e falënderonte për prezencën Juli i drejtohet dhe i thotë: “Po urime për studion e re se harrova”.

Ndërsa Rudina i shpjegon se studio po bëhej e vjetër sepse kishte dy vite që ishte ndryshuar, aktori  i thotë se gjithsesi kjo është hera e parë që bëhet pjesë e studios dhe i lë në tavolinë, ashtu si e kërkon tradita shqiptarë, 10 mijë lekë të vjetra.

Pa mundur të thotë asgjë më tej, Rudina Magjistari shpërtheu në të qeshura ndërsa aktori vijoi të thoshte se paratë do t’i merrte më vonë. 

(Kosova Sot)