Xhelozia po ju shkatërron martesën, çifti i famshëm turk drejt ndarjes

  • 03 March 2018 - 14:35
Xhelozia po ju shkatërron martesën, çifti i famshëm turk drejt ndarjes

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të komentuar në mediat turke dhe jo vetëm. Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, në muajin qershor, çifti është përfolur disa herë për një krisje të marrëdhënies së tyre. Së fundmi mediat turke kanë shkruar se dyshja është duke jetuar në të njëjtën shtëpi, por debatet nuk kanë të ndalur. Shkak i debateve të shumta është bërë xhelozia e tepruar e aktorit i cili i ka ndaluar bashkëshortes së tij shumë gjëra dhe me veprimin e tij të fundit e ka kaluar kufirin.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga revista turke “GQ” ai kishte shkuar vetë duke mos pranuar të shoqërohej nga Fahriye. I pyetur nga gazetarët se përse ishte vetëm aty ai u përgjigj se Fahriye kishte angazhime të tjera të rëndësishme. Por nuk zgjati shumë dhe gënjeshtra i doli, pasi Evcen publikoi një foto ku ishte e rehatuar në shtëpi dhe e fshihu pas pak minutash. Kjo u bë arsye për aludime të shumta , madje mendohet se ata janë drejt shkurorëzimit.

(Kosova Sot)