Artistja me famë botërore përshëndet Shqipërinë

  • 03 March 2018 - 16:27
Artistja me famë botërore përshëndet Shqipërinë

Për blogeren e njohur shqiptare, Armina Mevlani, kjo është periudha e cila e gjen më shumë në lëvizje, pasi ajo kujdeset që të vizitojë shtëpitë e modës në Milano, ShBA e Paris. Mbrëmjen e kaluar Armina ndodhej në zemër të Francës pasi ishte e ftuar në disa prej pasarelave ku shtëpi të ndryshme të modës lançojnë koleksionin e ri.

Në këto pasarela mblidhen njerëz të famshëm nga e gjithë bota dhe blogerja ka pasur mundësinë të takojë njërën prej tyre, Nicole Scherzinger, këngëtare, aktore, kërcimtare e njohur në mbarë botën. “Jam këtu me Nicol” – thotë Armina ndërkohë që kjo e fundit ia kthen: “Hej, përshëndetje Shqipëri!”, ndërkohë që ju dhuron edhe një puthje. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)