Sherri me Encën, Rosela tregon arsyen përse e përmendi (Foto)

  • 04 March 2018 - 17:41
Sherri me Encën, Rosela tregon arsyen përse e përmendi (Foto)

Sherri midis Encës dhe Rosela Gjylbegut një muaj më parë bëri xhiron e rrjetit, pasi Rosela e ftuar në “Shiko kush luan”, u shpreh se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Encën.
Pas kësaj deklarate kjo e fundit e quajti  Roselën në rrjetet sociale  “gjyshe”.
Arsyeja përse Gjylbegu e ka dhënë atë përgjigje qenka më e thjeshtë nga sa mendonim të gjithë.

Në një intervistë në emisionin “Siluetë”, këngëtarja tha se nuk kishte asgjë personale me të.
“Nuk kam asgjë me të… nuk e di pse e keni marrë me kaq shqetësim. Pse e përmenda? Thjesht ndodhi. M’u desh të thoja një emër dhe e thashë”, tregoi  Rosela.

Image

 

(Kosova Sot)