Këmbë për 'një mëhallë' - VIP - Kosova Sot
Këmbë për

Këmbë për 'një mëhallë'

Romee Strijd përkujdeset të ekspozohet gjatësia e këmbëve të saj. Ajo ka këmbë për 'një mëhallë' dhe nuk ka aspak frikë për t'i treguar ato. Dhe në këtë mënyrë Romee Strijd ishte përkujdesur që ta bëjë hapin më të mirë derisa ishte veshur me një fustan joshës me ngjyrë të zezë gjatë "11th Annual Women", në koktejin "Film Pre-Oscar", që ishte mbajtur në Beverlli Hills. Modelja nga "The Victoria's Secret Angel", 22 vjeçe, me secilën milimetër të saj u duk një supermodele që është derisa kishte shfaqur linjat e saj kombinuar me disa zinxhirë të argjendtë dhe të artë. Fustani i përsosur kishte shfaqur dhe mbërthyer ijët e saj derisa përmes fustanit kishte shfaqur ijën. Linjat i kishte theksuar edhe me një palë taka të arta derisa për aksesorë kishte zgjedhur vetëm një palë vathë delikat. 

(Kosova Sot)

7 orë e 7 minuta më parë
23/09/18