Çmimet ‘Oscar’/ Lori Hoxha si ‘ëngjëll, veshja e saj merr vëmendjen e të gjithëve

  • 05 March 2018 - 12:58
Çmimet ‘Oscar’/ Lori Hoxha si ‘ëngjëll, veshja e saj merr vëmendjen e të gjithëve

Eventi i ndarjes së çmimeve “Oscar”  në edicionin e tij të 90-të vlerësoi edhe njëherë aktorët dhe filmat më të mirë të kinematografisë botërore. Për të disatin vit radhazi, ky event u transmetua nga “Top Channel”.  Moderimit të Ledion Liços ju bashkuan midis të tjerëve edhe komentet e trashëgimtares së “TopMedias”,  Lori Hoxha.

Ajo çka tërheq vëmendjen nga një event i tillë përveç ndarjes së çmimeve janë edhe veshjet në tapetin e kuq të personazheve.
Por ajo që ne na ra në sy ishte veshja e Lorit e cila si gjithmonë nuk zhgënjen me zgjedhjet e saj.

Një fund i bardhë me pupla, i kombinuar me një bluzë të qendisur me fije ari dhe një pal taka gjithashtu të bardha.

Lori ishte e denjë për të parakaluar në tapetin e kuq të “Oscar” përkrah yjeve botërorë.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)