E bukur në të kaltër

  • 06 March 2018 - 08:05
E bukur në të kaltër

Jennifer Garner, pos fustanit, ekspozon më shumë se gjysmë milioni dollarë bizhuteri në mbrëmjen e Oskarëve. Jennifer Garner ishte përcaktuar për stilin e vjetër derisa kishte arritur te "Academy Awards" në "Dolby Theatre" në Hollivud. Bukuroshja 45 vjeçe, ish- gruaja e Ben Affleck-ut u duk sensacionale në fustanin pa mëngë me ngjyrë të kaltër. Flokët e saj të gjatë brune i kishte ndarë nga anash dhe kishte shtuar një set vathësh prej 18 karatë me ngjyrë të bardhë dhe safir të kaltër në vlerë prej 605,000 dollarësh. Nëna e tre fëmijëve kishte treguar figurën e saj mirë të rregulluar në palestër, derisa fustani ishte i tkurrur në belin e saj të hollë. Ajo kishte theksuar dy unaza "Piaget", me çmim prej 28,600 dhe 192,000 dollarë amerikanë. 

(Kosova Sot)