E hirta - VIP - Kosova Sot
E hirta

E hirta

Bella Hadid po shijon jetën dhe punën në Paris. Ajo ka skalitur pistën për shtëpitë e modës si "Isabel Marant", "Tommy Hilfiger" dhe "Off-White", gjatë "Paris Fashion Week". Dhe kështu, Bella Hadid me secilën milimetër të trupit të saj u duk si një eksperte e modës derisa ishte larguar nga hoteli në kryeqytetin francez. Modelja e bukur 21 vjeçe, ka theksuar sensin e saj për stilin, veshur me një veshje me fyt jargavani dhe një xhaketë të hirtë derisa ishte përfshirë edhe në një ditë të zënë pune. Dukjen e saj e kishte kombinuar me një palë pantallona të hirta, rezistente ndaj ujit, që ia kishin ekspozuar këmbët e saj derisa gjithçka kishte përfunduar me një pale çizme të zeza "Doc Martens". Bukuroshja amerikane flokët e saj brune i kishte hijeshuar në një bishtalec të shprishur derisa grimin e kishte të butë.  

(Kosova Sot)

22 orë e 14 minuta më parë
24/06/18