Enrique Iglesias i çmendur pas vajzës, e “mbyt” me puthje

  • 06 March 2018 - 12:52
Enrique Iglesias i çmendur pas vajzës,  e “mbyt” me puthje

Këngëtari latin Enrique Iglesias, i adhuruar nga shumë vajza në të gjithë botën duket se çmendet pas binjakëve të tij të vegjël.

Këngëtari ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke puthur gjatë gjithë kohës vajzën e tij Lucy.

“Nuk ngopem me të”, ka shkruar Iglesias mbi videon ku shfaqet duke puthur çdo cep të fyryrës së vogëlushes.

Këngëtari dhe partnerja e tij Anna Kournikova u bënë prindër të binjakëve, vajzës  Lucy  dhe djalit  Nichola në 16 dhjetor të 2017.

(Kosova Sot)