Aktorja me famë botërore pëlqen fustanin transparent të Bleonës në “Oscar” që e kritikuan të gjithë - VIP - Kosova Sot
Aktorja me famë botërore pëlqen fustanin transparent të Bleonës në “Oscar” që e kritikuan të gjithë

Aktorja me famë botërore pëlqen fustanin transparent të Bleonës në “Oscar” që e kritikuan të gjithë

Bleona Qereti është emri që u lakua shumë menjëherë pas shfaqes së saj në afterparty-n e çmimeve “Oscar” me fustanin rrjetë që nuk i linte aspak vend imagjinatës.

Por pavarësisht kritikave të shumta që këngëtarja mori për veshjen e saj edhe nga mediat ndërkombëtare, është dikush që e ka pëlqyer veshjen e Bleonës. Bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren me famë botërore Barbra Streisand, e cila ka klikuar ikonën “zemër” në “Instagram” e cila përkthehet si pëlqim i veshjes së këngëtares shqiptare.

Kaq ka mjaftuar që Bleona ta publikonte këtë fakt në rrjetet sociale me mbishkrimin: ”Barbara Streisand ti je idhulli im. S’mund ta besoj që të pëlqeu ‘look-u’ im. Të adhuroj deri në infinit“.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare zgjedh të shfaqet me veshje rrjetë në tapetin e kuq të eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare.

Image

 

(Kosova Sot)

7 orë e 53 minuta më parë
24/09/18