Fotografohen bashkë David Beckham dhe Bella Hadid, si do reagojë Victoria? (Foto)

  • 07 March 2018 - 12:46
Fotografohen bashkë David Beckham dhe Bella Hadid, si do reagojë Victoria? (Foto)

Bella Hadid iu është bashkuar këtë të martë David Beckham dhe Gary Neville, gjatë ndeshjes Paris Sain-Germain dhe Real Madridit në kryeqytetin francez.

Madje supermodelja dhe ylli i futbollit janë fotografuar së bashku në stadium, dhe duket qartë se vëmendja e tyre nuk ishte aspak te loja por te njëri-tjetri.

Sipas mediave të huaja, David e kishte të pamundur të fshihte kënaqësinë që pranë tij ndodhej një vajzë e bukur si Bella Hadid.

Por si do të reagojë bashkëshortja e tij, Victoria lidhur me këto foto të publikuara?

Pasi siç dihet ikona e modës është mjaft xheloze për David, dhe këtë e ka shprehur në mjaft raste.

Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)