Rita Ora “me vrap” në palestër, e motivon këngëtarja e famshme

  • 08 March 2018 - 12:44
Rita Ora “me vrap” në palestër, e motivon këngëtarja e famshme

Këngëtarja shqiptare Rita Ora herë pas here publikon pamje apo video me fansat e saj për të treguar momente nga koha që ajo kalon në palestër duke u stërvitur.

Por Rita paska një idhull që e motivon sa herë që shkon në palestër, dhe ajo është pikërisht diva e muzikës botërore, e njohur për format e saj perfekte fizike, Jennifer Lopez.

“Duke shkuar me vrap në palestër,  JLO inspirimi im” , ka shkruar Rita bashkangjitur fotos së Jennifer Lopez me veshje që i nxjerrin mjaft mirë në pah muskujt dhe barkun e tonifikuar.

Kjo foto do na stimulonte të gjithëve në qoftë se do e shihnim përpara palestrës apo kur vendosim të hamë çfarë të na dali përpara.

Image

 

(Kosova Sot)