Kim Kardashian adhuron gjarpërinjtë, por edhe ata i vesh firmato - VIP - Kosova Sot
Kim Kardashian adhuron gjarpërinjtë, por edhe ata i vesh firmato

Kim Kardashian adhuron gjarpërinjtë, por edhe ata i vesh firmato

Çdo gjë që publikon ajo bëhet lajm. Deri tani kemi parë shumë çudira nga Kim Kardashian, prisnim një foto të radhës nudo ose një model të ri flokësh, por kësaj here gabuam me parashikimin tonë.

Kim ka publikuar në “Instagram” foton e një gjarpëri të cilin e mban në dorë, lëkura e të cilit është e veshur me logon e “Louis Vuitton”.

“Louis-i i vogël”, ka shkruar Kim bashkangjitur fotos së zvarranikut. Ky imazh nuk është pritur mirë nga komentuesit të cilët i janë kundërvënë bashkëshortes së West.

Kim njihet për dashurinë e saj për gjarpërinjtë, e kjo foto është publikuar për mbrojtjen e kafshëve .

Image

 

(Kosova Sot)

 

15 orë e 33 minuta më parë
25/04/18