Hiç s'ma kona!

  • 09 March 2018 - 08:21
Hiç s'ma kona!

Jennifer Lawrence ka habitur fansat e saj, duke thënë se, në fakt, nuk i pëlqen seksi, meqë ka frikë nga mikrobet. Është njëra nga simbolet më të dalluara të seksit në botë. Megjithatë, Jennifer Lawrence nuk lejon që statusi i saj, i simbolit të seksit, të ndikojë në jetën e saj private, sikur që ka treguar në një intervistë, se rrallë bën seks, meqë ka frikë nga infeksionet. 

Lawrence ka treguar se shpesh i detyron partnerët e saj që të bëjnë analizat për sëmundje që barten me rrugë seksuale, për të parë a janë të infektuar, apo jo. Aspak romantike, apo jo. Në anën tjetër, ndoshta edhe ka të drejtë. A ia vlen që të sëmuresh nga sifilizi, apo ruana Zot, nga sida, faji i kushedi çfarë bali. 

(Kosova Sot)