Kris Jenner është tepër e lumtur për lindjen e Kylie, mendon se ajo është e lindur për të bërë fëmijë

  • 09 March 2018 - 09:27
Kris Jenner është tepër e lumtur për lindjen e Kylie, mendon se ajo është e lindur për të bërë fëmijë
Shumë prindër nuk do të ishin të lumtur nëse do të zbulonin se vajza e tyre 20 vjeçare është shtatzënë. Por kjo nuk ndodh me Kris Jenner, mamanë e Kylie Jenner që përpara disa muajsh solli në jetë vajzën e saj, Stormi. “Ajo po ja del mbanë shumë mirë. Fëmija është i shëndetshëm dhe i lumtur. Mendoj se Kylie është lindur për të pasur shumë fëmijë. Është pak a shumë njëlloj si unë. Unë doja të kisha një fëmijë qëkur isha 16 vjeçe dhe vazhdimisht mendoja se sa shumë fëmijë do të kisha në jetë.” ka thënë Kris Jenner.

Por çfarë mendon ajo për Travis Scott, partnerin e Kylie Jenner?

“Ai është shumë i mirë. Nuk e kam parë në fakt asnjëherë të ndërroj bebelinat, sepse ndoshta unë nuk jam asnjëherë atje kur i ndërrohen vajzës. Megjithatë ai është shumë i vëmëndshëm i kujdesshëm dhe Kylie nuk do të gjente një më të mirë se ai.” tha Kris Jenner.

(Kosova Sot)