Çfarë mund të ndodh kur Madonna e Kim Kardashian bëhen bashkë (FOTO)

  • 09 March 2018 - 12:54
Çfarë mund të ndodh kur Madonna e Kim Kardashian bëhen bashkë (FOTO)

“Kur botët përplasen”, kështu shkroi legjenda 59-vjeçare e pop-it, Madonna bashkëngjitur me një foto që postoi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.

Ndërkohë ditën e martë, Madonna e ylli i televizionit Kim Kardashian u bënë bashkë. Ato u bashkuan në “YouTube Space” në Los Angeles për të promovuar linjat e tyre përkatëse të bukurisë, “MDNA Skin” dhe “KKW Beauty”.

Edhe Kim ka pushtuar rrjetin me fotot e postuara në historinë e “Instagram”-it, ajo është e lumtur për këtë takim mes tyre.

Linja e produkteve të Madonna-s ka qenë e disponueshme në Azi që nga viti 2014, por tani mund të gjendet në Shtetet e Bashkuara vetëm në Barney.

Ka gjashtë produkte kryesore në linjën e kujdesit të lëkurës, së bashku me disa aksesorë, e çmimet shkojnë nga 50 në 600 dollarë.

Mbretëresha e popit lançoi linjën e saj të kujdesit të lëkurës, shtatorin e kaluar dhe tani ndoshta ajo po bashkohet me Kim Kardashian West.

Image

 

(Kosova Sot)