Penelope Cruz shkëlqen përsëri (FOTO)

  • 09 March 2018 - 23:18
Penelope Cruz shkëlqen përsëri (FOTO)

Cruz është parë në njërin prej 'edicioneve' të saj më të mira, derisa ishte me burrin, Javier Bardem, në premierën e filmit "Loving Pablo" në Madrid U dashuruan gjatë bërjes së filmit "Vicky Cristina Barcelona", dhjetë vjet më parë. Dhe, Penelope Cruz, 43 vjeçe, bashkë me burrin, Javier Bardem, 49, u kthyen edhe një herë mbi qilimin e kuq, për ta promovuar filmin e tyre të ri, "Loving Pablo", këtë të martë në Madrid. Aktorja dukej për merak, e veshur me një fustan të zi, me pamje asimetrike, derisa krijonte kontrast të bukur me qilimin e kuq, mbi të cilin qëndronte. Pamjen e kishte kompletuar me një palë vathësh të kristaltë dhe me një palë këpucësh të thjeshta, ngjyrë të zezë. Ajo ka thënë se, të punosh me burrin, i ka edhe të metat e veta, të cilat ata mundohen t'i largojnë. 

Image

 

(Kosova Sot)