Bella Hadid në një event të "Dior"-it

  • 16 March 2018 - 20:19
Bella Hadid në një event të

Modelja është fytyra e kampanjës së "Dior"-it

Supermodelja 21- vjeçare është parë duke marrë pjesë në një ndejë të organizuar nga kjo kompani franceze në "Chateau Marmont" në Hollivudin perëndimor, e veshur me veshje ngjyrë metalike. Këtë veshje të saj metalike, ajo e kishte kombinuar me këpucë "Dior". Hadid ishte mysafire nderi dhe, me këtë rast, ajo dha disa intervista rreth buzëkuqit të ri pink të linjës së grimit. Derisa Hadid është e vetme qyshkur u nda nga The Weeknd në nëntor të vitit 2016, ka zëra se ajo është më shumë se shoqe me modelen Stella Maxwell. Bella dhe Stella, po bën edhe rimë! 

(Kosova Sot)