FAJI I DHËMBËVE, ANULON KONCERTET

  • 16 March 2018 - 20:21
FAJI I DHËMBËVE, ANULON KONCERTET

Dua Lipa u detyrua që të anulonte dy koncerte në Australi, meqë iu desh që t'i nënshtrohej një operacioni urgjent të dhëmbëve

Këngëtarja 22 vjeçare - e cila aktualisht është duke mbështetur Bruno Marsin në turneun e tij në Australi - ka anuluar dy paraqitje të saj në Brisbejn, të mërkurën dhe të enjten, pasi hoqi dhëmbët e saj të mençurisë. Me këtë rast, ajo iu ka kërkuar falje fansave të saj, duke ua bërë me dije se ka performuar edhe me dhembje të dhëmbit. Por, përkundër kësaj, ajo thotë se është kënaqur gjatë këtij turneu. Mos ta nin, Dua! E madhe je! 

(Kosova Sot)