Rezarta Shkurta zbulon strategjinë që ka gjetur për të ushqyer Herën, e ndan këtë me të gjitha mamatë e tjera

  • 17 March 2018 - 13:21
Rezarta Shkurta zbulon strategjinë që ka gjetur për të ushqyer Herën, e ndan këtë me të gjitha mamatë e tjera

Rezarta Shkurta vazhdimisht e ka treguar se është një nënë mjaft e kujdesshme për vajzën e saj Hera. Mjafton t’i hedhësh një sy profilit të saj të ‘Instagramit’ dhe aty e kupton më së miri këtë gjë. Por, në postimin e fundit të bërë në ‘Instastory’, Rezarta zbulon se ka vështirësi në ushqyerjen e vajzës së saj. Megjithatë ajo i ka gjetur një zgjidhje mjaft strategjike këtij problemi, këtë zgjidhje ajo e ndan me të gjithë ndjekësit e saj.

“Eureka! Sot zbulova si të ushqej Herën pa shumë lutje. Mjafton t’i them: Hera mos e ha, dhe ajo për sfidë e ha. Ka mama të tjera si puna ime që fëmija i bën gjithmonë të kundërtën e asaj që i thuhet?”

Image

 

(Kosova Sot)