Rishtazi të fryra

  • 18 March 2018 - 08:57
Rishtazi të fryra

Kylie Jenner ishte kënaqur me një darkë japoneze bashkë me Jordyn Woods, gjatë të mërkurës mbrëma. Dyshja ishin parë së bashku brenda një lokalit "Kiwami By KatsuYa", diku në Los Anxhelos. Bukuroshja që porsa ka mirëpritur vajzën e saj Stormi, me 1 shkurt më saktësisht, tashmë po tregonte format e saj mbresëlënëse në një pale xhinse derisa buzët e saj të fryra dukej se porsa ishin injektuar. Kur e shikon nga anash, bëhet e qartë se ajo kishte ndërhyrje të re. Në vitin 2016 ajo e kishte pranuar se kishte përdorur mbushës për buzët e saj, pasi nuk ishte ndjerë mirë në krahasim me motrat të cilat kishin buzë të fryra, e ajo kishte buzë të holla.  

(Kosova Sot)