Fluturon, fluturon Jennifer-i (FOTO)

  • 19 March 2018 - 16:14
Fluturon, fluturon Jennifer-i (FOTO)

Jennifer Lopz, më e dashuruar se kurrë J ennifer Lopez është e dashuruar dhe nuk ka frikë ta pranojë këtë. Nëse adhuruesit e saj nuk e dinë, ajo ua bën me dije nga majat e kulmeve. Gjatë lansimit të këngës së saj të re "Us", që njëherësh shënon edhe një vjetorin e fillimit të lidhjes së saj me Alex Rodriguez, ajo kishte trajtuar adhuruesit e saj me një serenadë personale."Nuk dua të bëhem e butë apo diçka tjetër" ka thënë ajo, duke u puthur me të para turmës. "Por, shpirt, kjo këngë është për ty. Të dua". Kur për të parën herë Lopez kishte dëgjuar tekstin e shkruar nga Poo Bear dhe me produksion të "Skrillex" ajo thotë se kishte ndier një lidhje shpirtërore. "Ata më lëshuan rreth 20 këngë të ndryshme, por kur e dëgjova këtë, thashë me vete 'Oh, kjo është relevante'.

Image
Image

 

(Kosova Sot)