Ja çfarë duhej të bënte Kendall Jenner kur ishte e vogël për t’i marrë babait 5 dollarë (Video)

  • 20 March 2018 - 11:53
Ja çfarë duhej të bënte Kendall Jenner kur ishte e vogël për t’i marrë babait 5 dollarë (Video)

Kendall Jenner aktualisht është një nga modelet më të paguara në botë, por në fëmijërinë e saj nuk e kishte të lehtë të merrte as 5 dollarë nga familja.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Kendall shfaqet duke i kërkuar babait të saj Bruce Jenner 5 dollarë, por ky i fundit nuk pranon t’ja jap kaq lehtë.
“Nuk e kam problem t’i jap fëmijëve të mi para por ata duhet të mësohen t’i fitojnë ato”, ka thënë Bruce.
Ndërkohë që Kendall i tregon se i duhen lekët për të dalë me shoqet, ai i thotë: “Duhet t’i fitosh,  do i bëj 10 dollarë në qoftë se nxjerr qenin shëtitje, pastron dhomën tënde dhe makinën”.
Ai ka treguar se Kendall ka pasur gjithmonë një jetë të mirë dhe duhet të mësonte të punonte.
Ky është shembulli më i mirë që mund t’u jepet fëmijëve për të kuptuar rëndësinë që ka paraja dhe puna.

 

 

Part 2????

A post shared by Kardashian Videos (@dashuniverse) on

(Kosova Sot)