Doni të realizoni një ‘make-up’ si të Kim Kardashian? Ajo u tregon vetë të gjithë hapat një më një

  • 20 March 2018 - 13:55
Doni të realizoni një ‘make-up’ si të Kim Kardashian? Ajo u tregon vetë të gjithë hapat një më një

Kim Kardashian është një nga ato femra që ka vendosur ‘rregulla të reja’ përsa i përket stilit në të veshur apo ‘make-up’-it. Ajo ka krijuar edhe një linjë të sajën ‘make-up’-i, ‘KKW Beauty’ që është një ndër më të njohurat dhe të shiturat në botë. Një pjesë e madhe e vajzave të brezit të ri mundohen të imitojnë Kimin, por jo gjithmonë ja arrijnë qëllimit sepse ajo ka një staf të tërë që e ndjek nga mbrapa dhe teknikat e ‘make-up’-it janë shumë të avancuara.

Megjithatë, me anë të disa postimeve në ‘InstaStory’, Kim Kardashian ka treguar për të gjithë vajzat hapat më të thjeshtë për të realizuar një ‘makeup’ natyral. Në fillim ajo ka treguar se duhet të fshehim me anë të një korrektuesi çdo gjë që nuk duket bukur në fytyrë si psh: rrathët e zinj poshtë syve.

Më pas bëjmë të dukshme me anë të konturimit pjesët kryesore, në këtë rast mollëzat. Si përfundim duhet t’i jepni pak ndriçim fytyrës dhe ja ku u realizua një ‘makeup’ i njëjtë si ai i Kim Kardashian. 

Image
Image
Image
Image
Image