Pas fotove me strija dhe shenjën e operacionit, Selena Gomez jep mesazhin frymëzues për të gjitha femrat (Foto/Video)

  • 20 March 2018 - 15:07
Pas fotove me strija dhe shenjën e operacionit, Selena Gomez jep mesazhin frymëzues për të gjitha femrat (Foto/Video)

Ditën e djeshme, në mediat rozë qarkulluan disa fotografi të Selena Gomez ku ajo shfaqej larg pamjes perfekte që jemi mësuar të shohim tek ajo. Me disa kilogramë më shumë dhe me një shenjë operacioni në këmbë dukej Selena në këto fotografi.

Por pas kësaj, këngëtarja e njohur ka ditur se ç ‘përgjigje t’u kthejë të gjithëve. Madje mesazhi që ajo ka përcjellë me anë të ‘Instagram’-it ishte shumë domethënës dhe frymëzues për të gjitha femrat.

Image
Image

 

“Miti i bukurisë – një fiksim për përsosshmërinë fizike që fut në një grackë gruan moderne në një cikël të pafund të pashpresë, të vetëdijes dhe urrejtjes së vetes, ndërsa përpiqet të përmbushë definicionin e pamundur të shoqërisë për bukuri të përsosur. Unë zgjodha të tregoj kujdes për veten time sepse nuk dua të vërtetoj asgjë tek askush.”, – ka shkruar ajo.

(Kosova Sot)